Policia kap shpërndarësit e drogës në Prizren, derisa po incizonin veten

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren pasi u është gjetur rreth një kilogram marihuanë. Përmes një njoftimi për media policia ka treguar se të arrestuar janë:

F. M. viti i lindjes 1997, m/sh/k

R. K. viti i lindjes 1988, m/sh/k

Tek të dyshuarit është gjetur sasia prej rreth një kilogram substancë e dyshuar si marihuanë, një cigare e cila dyshohet të jetë me marihuanë si dhe 18 qese të najlonit të vogla të cilat dyshohet se i kanë përdorur për t’i mbushur me mariuhanë.

Si prova materiale lidhur me rastin, janë konfiskuar dëshmitë e lartcekura duke përfshirë edhe një video-incizim të cilën e keni në vijim:

Në konsultim me prokurorin kujdestar në Prizren, të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Për një javë Policia e Kosovës në luftën ndaj trafikimit me narkotikë ka konfiskuar mbi 199 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe janë arrestuar 31 persona.

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit