7.8 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Dy milionë euro për Qendrën Historike të Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sot gjatë ditës ka vizituar qytetin e Prizrenit me ç’rast ka përuruar disa prej projekteve të cilat janë përfunduar dhe po realizohen nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të zbatimit të aktiviteteve restauruese – konservuese për vitin 2017, shkruan zeri.info.

Ministri Gashi gjatë vizitës së projektit të realizuar në shtëpinë e familjes Pomaku theksoi se ndihet i lumtur që falë përkushtimit të institucioneve shtetërore, në këtë rast Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, e cila gjatë këtij viti ka filluar me ndërmarrjen e masave të riparimit në ndërtesat-monumentet arkitekturale të rrezikuara, në zonën historike të Prizrenit dhe objektet tjera që gjenden në Listën e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme, tani më gjendja e aseteve të trashëgimisë kulturore po ndryshon për të mirë. Anëtarët e familjes Pomaku, u shprehën të kënaqur me mbështetjen e treguar nga ana e institucioneve shtetërore duke potencuar faktin se edhe ata do mbesin të përkushtuar si qytetarë në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore që ka qyteti i Prizrenit. Gjithashtu ministri Gashi ka përuruar edhe disa projekte restauruese-konservuese të realizuara gjatë këtij viti si shtëpinë e familjes Alili në Prizren, restaurimin e dy trafo-stacioneve të vjetra në Prizren, Xhaminë e Myderiz Ali Efendisë si dhe shtëpinë e familjes Zhoriq në Prizren.

“Realizimi i masave për ndërhyrje dhe riparime emergjente në ndërtesa – monumente arkitekturale të rrezikuara, financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ky do mbetet përkushtim i imi si ministër që edhe gjatë vitit 2018 të vazhdohet me punët restauruese-konservuese jo vetëm për qendrën historike të Prizrenit por edhe për të gjitha asetet e trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës”, ka theksuar ministri Gashi. Në kuadër të kësaj vizite ministri Gashi ka inspektuar edhe punët restauruese- konservuese në Kompleksin e familjes Drini, në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren, si dhe familjes Morina. Zëri

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Ishte zhdukur në luftë, rivarroset vogëlushi nga Krusha e Vogël

Në Krushë të Vogël ka nisur ceremonia e rivarrimit të Ajvaz Shehut, vogëlushit që ishte vrarë dhe zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. I...

Lajmet e Fundit