Jehona Lushaku: Favorit për Prizrenin është Shaqir Totaj

Ligjëruesja e UP-së, Jehona Lushaku, lidhur me debatin për Prizrenin në Magazina Lokale në Klan Kosova, tha se janë prezantuar shumë pika përmbajtësore, njofton Klan Kosova.

“Debati fokusohej në programet e dy kandidatëve, ku kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka është munduar që të spikasë dobësitë e qeverisë së kaluar”.

Ndërsa sipas Lushakut kandidati i PDK-së për të parin e Prizrenit, Sahqir Totaj dëshironte të bënte dallueshmërinë.

“Haskuka prezantoi pikat e tij prioritare në një shumicë të kohës i lidhte me dështimet e qeverisë së kaluar”, ka thënë Lushaku.

Lushaku theksoi se si favorit në garën për Prizrenin është kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, kjo duke u bazuar te diferenca e votave me kundërkandidatin e tij.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit