Maliqi mendon se dy kandidatët për Prizrenin mund të bëjnë ndryshim cilësor

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, mendon se dy kandidatët për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj nga PDK dhe Mytaher Haskuka nga LDK, mund të bëjnë një ndryshim cilësor në Prizren në rast të ardhjes në pushtet, njofton Klan Kosova.

Maliqi tha se i ka lënë përshtypje ky debat, pasi sipas tij ka një standard tjetër të prezantimit, por për këtë ai thotë se mund të luajë rol edhe formati i debatit.

Në përgjithësi, ai e vlerëson si pozitive pasi që këta kandidatë nuk “fluturuan” shumë me premtime.

Ndërkaq për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Haskukën, ai ka thënë se ai vetë është ndryshim për Prizrenin, pasi që në të kaluarën gara në Prizren ka qenë mes LDK-së dhe PDK-së.

“Është diçka që nuk e kemi pritur, pasi gjithmonë janë konfrontuar kandidatët e PDK-së dhe LDK-së”, tha Maliqi në Analizën Lokale të Klan Kosovës.

Ndërkaq elektoratin e PDK-së në Prizren e quajti të disiplinuar.

“Debati i sontëm ka treguar se edhe në plane dhe projekte ka pasur përputhshmëri”.

“Pak a shumë përmendnin projektet e ngjashme”.

“Në një kriter pak më të ashpër asnjëri nuk më bindi plotësisht se është tip i liderit”, tha Maliqi, por shtoi se u bind nga këta dy kandidatë se janë seriozë dhe se mund ta përmbushin një pjesë të premtimeve të tyre në rast se vijnë në pushtet.

Sidoqoftë, Maliqi mendon se që të dy kandidatët mund ta bëjnë një ndryshim cilësor në Prizren.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit