Haradinaj tregon çfarë u bisedua dje në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj pas vizitës që ka zhvilluar në Bruksel tha se në çdo pjesë të takimeve ka dominuar çështja e liberalizimit të vizave dhe statusit të kandidatit për Kosovën.

Haradinaj në një konferencë për media tha se në takime është biseduar për të arriturat dhe qëndrimet e Kosovës drejtë Integrimeve Evropiane.

Sa i përket liberalizimit të vizave Haradinaj theksoi se është shkaktuar vonesë për Kosovën. Si dhe tutje tregoi se arsyeja pse disa takime zgjatën më shumë ishte se disa prej temave u diskutuan në mënyrë përmbajtjesore dhe morën më shumë kohë.

“Takimi i këshillit të MSA-së i dyti më radhë është mbajtur dje, është takimi i parë bilateral me Mogherinin dhe një takim i përbashkët i mbyllur me Mogherinin dhe komisionarin Han”- tha Haradinaj.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit