7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Bravo votues !

nga  Adrian Çollaku

Zgjedhjet e 19 nëntorit kanë treguar një gjë shumë të rëndësishme dhe esenciale për një demokraci- ndëshkimin.

Dje, votuesi i ndëshkoi ata që e shihnin atë vetëm si numër dhe pa asnjë vlerë.

Votuesi i ndëshkoi ata që pushtetin e fitonin dhe e mbanin falë klientelizmit, përkundër skandaleve e keqpërdorimeve të vazhdueshme.

Votuesi i ndëshkoi ata që pushtetin e shihnin si mundësi të përfitimeve individuale e klanore, e jo si mundësi për t’u shërbyer qytatërve.

Votuesi i ndëshkoi ata që kishin milionat dhe që mendonin se me para mund të blinin të gjitha votat.

Votuesi i ndëshkoi ata që ndjeheshin komod në pushtet dhe silleshin me arrogancë të paparë…

E, natyrisht se PDK-ja ishte partia që u ndëshkua më së shumti, pikërisht falë këtyre ‘atributeve’ dhe abuzimit me pushtetin për më shumë se një dekadë, përkundër që në këto zgjedhje kishte disa kandidatë për kryetar të komunave që ishin ndër më të mirët.

Në anën tjetër, rasti i Shpend Ahmetit, i cili më 2013 e fitoi Prishtinën, duke e thyer një bastion të LDK-së, na jep edhe disa mësime. Së pari, që qytetarët duan më pak fjalë e më shumë punë, duan shërbim e jo arrogancë, duan ndryshim…

Dhe prandaj, fitorja e tij ende nuk është e sigurt, dhe duhet pritur votat me kusht.

LDK në anën tjetër, arriti që të ‘mbahet’ falë fillimit të ndryshimit- reformimit të partisë, sidomos pas rrëzimit që i kishin bërë PDK dhe të tjerët Isa Mustafës nga posti i shefit të Qeverisë, i cili e kuptoi se duhet hapur rrugën për të tjerët, si mundësia e vetme që ta shpëtonte LDK-në.

AAK-ja e cila ishte befasia e këtyre zgjedhjeve, arriti që të fitojë disa komuna të rëndësishme falë punës në teren dhe faktit se udhëheq me qeverinë, fakt ky që duket shumë i rëndësishëm për secilën parti.

Ndërkaq, ‘fenomeni’ Bahtiri vazhdon të jetë ndëshkuesi i pamëshirshëm i PDK-së, në vendlindjen e Kadri Veselit, liderit të PDK-së, i cili duket se nuk po arrin ta gjejë formulën e rikthimit të partisë së tij, përkundër që në zgjedhjet lokale kishte ndërruar disa fytyra si kandidat për kryetar komunash.

Emëruesi i përbashkët i këtyre zgjedhjeve është se sovrani nuk mund të mashtrohet, e as nuk mund të blihet. Sovrani di edhe të ndëshkoj.

Prandaj, bravo votues!!!

Më Shumë

Përkujtohet 35-vjetori i rënies së dëshmorëve në lakun e Brestocit

Në 35-vjetorin e rënies, sot u nderuan dëshmorët Nesimi Elshani nga Nagaci, Agron Fetahu nga Celina, Halim Hoti nga Krusha e Madhe dhe Hilmi...

Aliu e Nikoloski do të vizitojnë punimet në rrugën Prizren-Tetovë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut Aleksandar Nikoloski, sot do të vizitojnë punimet...

Lajmet e Fundit