Në Dragash 35 vendvotime shkojnë në rinumërim, në Rahovec tre

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur lidhur me të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike për parregullsitë në ditën e votimit për kandidatë për kryetar të komunave në raundin dytë.

“Për këto parregullsi ne PZAP janë paraqitur 10 ankesa.

2 ankesa i ka paraqitur Alternativa,
4 ankesa i ka paraqitur LDK,
1 ankesë ka paraqitur LVV në Prizren,
3 ankesa ka paraqitur PDK-ja”, njofton PZAP, përcjellë Klan Kosova.

Katër ankesat e LDK-së janë pranuar, tre për komunën e Prishtinës dhe një për atë të Dragashit.

Pos Prishtinës dhe Prizrenit që do të shkojnë në rinumërim të gjitha vendvotimet, vendim është marrë që në Komunën e Dragashit të rinumërohen 35 vendvotime dhe tre në Komunën e Rahovecit.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit