9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj zëvendëskomandantit të policisë në Dragash

Mungesa e anëtarit të trupit gjykues, është bërë shkak për mos fillimin e gjykimit ndaj zëvendëskomandantit të Stacionit Policor në Dragash, Eljam Seferit, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Seanca ishte paraparë të mbahej të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, por kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, ka njoftuar se seanca nuk do të mbahet sepse anëtari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Sejrani ka thënë se seanca e radhës do të mbahet më 5 dhjetor 2017, në ora 10:00 dhe se për një ndryshim të tillë janë njoftuar me kohë të gjitha palët.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren e akuzon Eljami Seferin se gjatë zbatimit të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që t’i shkaktoj dobi personit tjetër.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Seferi, më 1 qershor 2017, së bashku me zyrtarë tjerë policor, ka shkuar në shtëpinë e Mexhait Qerimit në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit, për ta arrestuar sipas urdhëresës së gjykatës, por ka lejuar që i njëjti të arratiset.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Seferi pasi ka biseduar me Mexhait Qerimin rreth çështjes së arrestimit të tij, ka lejuar që i njëjti të futet në shtëpi, me pretekst që të përgatitet dhe më pas ai është arratisur.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Seferi nuk ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe kërkimin e tij, por pa lënë patrullë policore për të vëzhguar shtëpinë, e urdhëron ekipin policor që të largohet nga vendi i ngjarjes./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja...

Gjykata refuzon propozimin e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj 9 kryesuesve në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 9 kryesuesve në Rahovec të dyshuar për falsifikim...

Lajmet e Fundit