Kryetari Muharremaj emëron Mihrije Sukën nënkryetare të Suharekës

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pranuar postin nga ish-kryetari, Sali Asllanaj.

Ceremonia e dorëzim-pranimit është zhvilluar të martën në zyrën e kryetarit. Zyra Komunale për Informim ka njoftuar se pas pranimit të detyrës, Muharremaj është zotuar se do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

ZI ka bërë të ditur se me këtë rast kryetari Muharremaj ka bërë publik edhe emrin e nënkryetares së Komunës, që do të jetë Mihrije Suka. Sipas njoftimit, Suka është profesoreshë e shkollës profesionale “Avdyl Ramaj” dhe kryetare e Forumit të Gruas së AAK-së, dega në Suharekë.

Në zgjedhjet e raundit të dytë për kryetar komune, Bali Muharremaj i AAK-së pat marrë 13 mijë e 755 vota apo 52,57 për qind, derisa Sali Asllanaj i LDK-së mori 12 mijë e 410 vota apo 47,43 për qind…

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit