Haskuka do bashkëpunim me qytetarët për zgjidhjen e problemeve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se gjatë qeverisjes së tij do t’i aplikojë praktikat e mira të gjithëpërfshirjës në hartimin dhe zbatimin e politikave publike.

Sipas tij, qeverisjet e kaluara nuk kanë përqafuar një qasje të tillë dhe si rrjedhojë edhe janë realizuar projekte që nuk janë në përputhje me kërkesat reale të qytetarëve, shkruan Koha Ditore.

Këto qëndrime ai i ka paraqitur të mërkurën në konferencën “Qytetet Gjithëpërfshirëse”, të organizuar nga OJQ “EC Ma Ndryshe”, në kuadër të të cilit forum është theksuar nevoja e përfshirjes së komunitetit në vendimmarrje.

Ai ka shtuar se në këtë komunë duhet të punohet për ndërtimin e konsensusit për interesin e përbashkët publik.

Në këtë konferencë është prezantuar puna njëvjeçare e “EC-it…” në drejtim të mobilizimit të komunitetit për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve të tyre…

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit