10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

QRTK në Prizren, reagon për rrënimin e shtëpisë së familjes Myftiu

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar për rrënimin e shtëpisë së familjes Myftiu në Prizren.

“Shkatërrimi i shtëpisë së familjes Myftiu, këtij aseti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dha një goditje të rëndë bindjes sonë se jemi duke përparuar në vetëdijesimin e opinionit dhe institucioneve në ruajtjen e trashëgimisë kulturore si vlerë universale e njerëzimit”, thuhet në reagimin e QRTK-së në Prizren, përcjellë PrizrenPress.

Reagimi i plotë:

Tani kur po afrohemi fundit të vitit kalendarik 2017 dhe të gjithë jemi duke bërë vlerësimin e arritjeve dhe sfidave që na përcollën gjatë këtij viti, rrënimi i shtëpisë së familjes Myftiu në Prizren shkaktoi një dis-balans duke e njollosur rezultatet e punimeve të kryera sivjet, e që nuk janë të pakta.

Përveq tjerash ky vit ishte edhe viti jubilar i institucionit tonë ku kohë më parë kemi shënuar 50 vjetorin e themelimit, me disa aktivitete modeste për shkak të angazhimit të madh që ka pasur institucioni ynë në përmbushjen e planifikimeve dhe objektivave programore. Vetëm sektori i arkitekturës gjatë vitit 2017 ka bërë ndërhyrje restauruese – konservuese në 20 objekte të ndryshme krahas punëve tjera si rivlerësimi, inventarizmi dhe propozimi i objekteve të tjera për mbrojtje të përkohshme, hartimi i projekteve për ndërhyrje, shqyrtimi i lëndëve investive nga palët dhe institucionet, mbikëqyrje, konsultime me palë të ndryshme, etj.

Ky vit jubilar u përmbyll me aktivitete rekorde në krahasim me 18 vitet e kaluara. Shkatërrimi i shtëpisë së familjes Myftiu, këtij aseti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dha një goditje të rëndë bindjes sonë se jemi duke përparuar në vetëdijesimin e opinionit dhe institucioneve në ruajtjen e trashëgimisë kulturore si vlerë universale e njerëzimit. Shtëpia e familes Myftiu është vlerësuar si monument kulture me numrin unik 507 dhe gjendet në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme 2017-2018. Ndërtesa është inventarizuar, janë evidentuar vlerat e saj arkitektonike – estetike, historike, shoqërore dhe shkencore. Është bërë edhe rilevimi i gjendjes ekzistuese dhe ka qenë e propozuar për ndërhyrje restauruese gjatë këtij viti. Fatkeqësisht pronarët nuk kanë pranuar të bëhet ndërhyrja, duke u arsyetuar se ndërtesa është pronë e disa trashëgimtarëve, dhe nuk po arrijnë një marrëveshje të brendshme për të lejuar restaurimin e ndërtesës. Përkundër faktit që janë njoftuar rreth obligimeve dhe detyrimeve të pronarëve të aseteve të Trashëgimisë Kulturore, në bazë të Ligjit (Nr.02/L-88) të Trashëgimisë Kulturore, nuk kemi arritur t’i bindim për të lejuar ndërhyrjen.

Kjo situatë e palakmueshme është paraqitur në departamentin e Trashëgimisë Kulturore, me ç’rast kemi kërkuar që të ndërmeren hapat konkrete ndaj pronarëve për pengimin e ndërhyrjeve restauruese, bazuar në dispozitat ligjore. Duke menduar që ndërmarja e veprimeve ligjore do të parandalojë rrënimin e qëllimshëm të këtyre aseteve të
trashëgimisë kulturore, dhe do të kontribuojë në vetëdijesimin e pronarëve tjerë. Po ashtu është kërkuar të ndërmeren masa ligjore ndaj shkatërruesve të këtij aseti shumë të rëndësishëm kulturo-historik që përveç humbjes së monumentit kanë krijuar një imazh të shëmtuar për qytetin, respektivisht për Kosovën që nuk mund të kujdesej
për trashëgiminë e vet kulturore.

Ne si Qendër Rajonale e Trashëgimisë Kulturore vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar në përmbushjen e përgjegjësive tona për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë të përbashkët kulturore.

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Mjekët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Evan Ndicka

Deklarata e Roma-s ka bërë të qartë se Evan Ndicka nuk kishte ndonjë patologji kardiake, ndaj dhimbjet e gjoksit dhe vështirësitë në frymëmarrje i...

Lajmet e Fundit