Arrestohet kosovari i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar

PoliciaKS-prangatNjë shtetas 21 vjeçar i Kosovës, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar për shkak të një grabitjeje të rëndë të kryer në Kosovë, është kapur në Linz të Austrisë.

Policia bën të ditur se ai është gjetur dhe arrestuar në një lokal të ushqimit të shpejtë në këtë qytet.

Siç raporton albinfo.ch, rreth orës 21.45 të të enjtes, me rastin e një kontrollimi rutinor të personave, policët e landit Oberösterreich kanë identifikuar kosovarin e përmendur.

Pas kontrollimit të detajuar, ata kanë gjetur te ai dhe e kanë konfiskuar, një letërnjoftimi të falsifikuar slloven, shkruan orf.at.

Me urdhrin e Prokurorisë Shtetërore personi i kërkuar është dorëzuar në burgun e Linzit.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit