Smajl Latifi takon ministrin e FSK-së

Takimet zyrtare Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi takimet zyrtare i ka vazhduar sot, duke e takuar ministrin e FSK-së Rrustem Berisha dhe Komandantin e FSK-së Rrahman Rama, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në mes të Komunës dhe dy institucioneve.

Ministri Rrustem Berisha dhe Komandanti Rrahman Rama, e kanë uruar Kryetarin Latifi për marrjen e detyrës së Kryetarit të Rahovecit duke i dëshiruar suksese dhe kanë kërkuar, që gjatë vitit 2018 të organizojnë në aktivitet-marsh nga ana e FSK-së, në respekt të historisë dhe vlerave që ka Komuna e Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i ka falënderuar për vizitën dhe për urimin e bërë, kurse për planifikimin e organizimit të aktivitetit-marshit gjatë vitit 2018, sigurisht që në si Komunë, do të japim kontributin tonë, pasi që kjo ka të bëjë edhe me vlerat dhe historinë që ka Komuna jonë.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Lajmet e Fundit