Fëmija i parë në Prizren, djalë

Fëmija i parë në ndërrimin e motmoteve në Prizren, ka lindur djalë.

Fëmija ka lindur në kushte normale, me gjatësi 49 cm dhe peshë 3030 gr.
Nëna, Suzana Çerkinaj, 24 vjeçe, është nga komuna e Suharekës, ndërsa ky është fëmija i dytë i saj, pasi më parë ka lindur një vajzë.

Fëmijën e porsalindur e ka vizituar edhe drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj. Ai e ka uruar nënën për lindjen e djalit, duke i dhuruar një buqetë lulesh dhe një komplet për të porsalindurin./PrizrenPess.com/

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit