Rikthehet normaliteti mes Kosovës dhe Maqedonisë

Kufiri ne maqedoniNë mesnatë u hoqën barrierat tregtare dhe të lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Maqedonisë.

Qeveria e Shkupit dhe Prishtinës kanë miratuar vendimet për heqjen e këtyre barrierave dhe embargove, që për një javë pamundësuan eksport – importet e mallrave midis dy vendeve dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Valon Saraçini në mesnatë vizitoi pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë, për t`u vërtetuar drejtpërdrejt lidhur me normalizimin e situatës dhe lëvizjen e lirë për mallrat dhe qytetarët midis dyja vendeve.

Gjithashtu në pikat kufitare të Kosovës me Maqedoninë ishte edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila.

“Nga mesnata sonte, shfuqizohet vendimi për importin e mallrave nga Maqedonia si dhe hiqet taksa për individë dhe mjete transporti nga ana e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës.

Qeveria e Maqedonisë ka ndërmarrë të gjitha masat që deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi të largojë pengesat pas vendkalimit kufitar me Kosovën, sidomos bllokadën e vendosur nga transportuesit maqedonas MAKAMTRANS. Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha deklaroi për INA se nga mesnata do të normalizohet shkëmbimi tregtar dhe lëvizja e lirë duke nisur nga pika zero.

“Kjo u arrit falë angazhimit tonë maksimal për të rikthyer situatën në normalitet. Masat e vendosura nga Qeveria e Maqedonisë për ndalesën për importet ishte për të gjitha shtetet dhe nuk kishte të bëjë me Kosovën, por kjo më pas reprodukoi me krizën e shkaktuar, e cila më në fund u finalizua me një zgjidhje të pranueshme dhe përkushtim nga të dyja palët”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA zëdhënësi Hoxha.

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Lajmet e Fundit