10.2 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Vdes shkrimtari i njohur izraelit, Aharon Appelfeld, i mbijetuar i Holokaustit

Shkrimtari izraelit, Aharon Appelfeld, një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë izraelite dhe që i mbijetoi Holokaustit, vdiq sot në moshën 85-vjeçare, njoftuan të afërmit e tij.

Vepra e tij, kushtuar në pjesën më të madhe jetës së hebrenjve në Evropë para dhe gjatë Holokaustit, u përkthye në disa gjuhë.

Lindur në vitin 1932 në një fshat pranë Czernowitz, në Ukrainë, në një familje hebreje, mamaja e tij u vra nga nazistët dhe ai u deportua me babain e tij në një kamp.

Ai iku i vetëm në vitin 1942 dhe mbijetoi në pyje, adoptuar nga një bandë kriminelësh ukrainas.

Pasi ra në duart e sovjetikëve, ai u bë kuzhinier për nëntë muaj i Ushtrisë së Kuqe, nga ku u largua në vitin 1945.

Ai emigroi një vit më vonë në Palestinë.

“Askush nuk donte jetimë në Evropë. E vetmja rrugë ku mund të shkoje ishte Palestina”, tregon shkrimtari në një intervistë për AFP-në në 2010.

Aharon Appelfeld rigjen babain e tij, edhe ai i mbijetuar i barbarisë naziste, në vitin 1957 në Izrael.

Libri i parë i tij u publikua në vitin 1962 dhe do të pasohej nga më shumë se 40 vepra, romane dhe poezi.

Ai tregon në autobiografinë “Historia e një jete” (1999) se si i mbijetoi Holokaustit.

Më Shumë

Po finalizohet Amfiteatri në Bellobrad të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka vizituar sot nga afër disa nga projektet infrastrukturore që janë në fazën përfundimtare të realizimit. Gjatë vizitës...

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që...

Lajmet e Fundit