13 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Irinej: Prizreni ishte kryeqyteti i serbëve

Patriarku serb, Irinej, tha se Serbia nuk mund të heqë dorë kurrë nga Kosova.

“Kosova mund të rrëmbehet, të okupohet ashtu siç është sot e okupuar, mirëpo Serbia asnjëherë nuk mund të thotë se po e japim atë, sepse çka jepet me vetdëshirë, nuk mund të merret kurrë më, ndërsa çka merret me forcë, mund të rikthehet po në atë mënyrë” tha lideri i kishës ortodokse serbe në një intervistë për një medium serb.

“Me aq sa shoh Serbia po mundohet të gjejë një zgjidhje politike për të mbajtur Kosovën brenda Serbisë, dhe për të kënaqur të dy palët, Serbia pa Kosovën është diçka e paimagjinueshme” shtoi ai duke ju referuar dialogut mes dy vendeve, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se Kosova është pjesë e vjetër serbe dhe se Prizreni dikur ishte kryeqytet i serbëve.

Këto nuk janë deklaratat e para të tilla nga Irinej ngase ai njihet edhe për deklaratat paraprake kundërthënëse për Kosovën.

Më Shumë

Bashkimi dhe Bora përballen sonte në Prizren për epërsinë në seri

Gjysmëfinalet e “Play-off”-it në basketbollin kosovar vazhdojnë sonte me një duel shumë interesant mes Bashkimi dhe Bora. Seria aktualisht është e barabartë 1:1, duke e bërë...

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shfrytëzoni mundësinë unike për të blerë shtëpinë tuaj me plane fleksibël pagese. Ofrojmë 2 banesa në zonën moderne "Prizreni i Ri" dhe 3 banesa në...

Lajmet e Fundit