-2.3 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Haradinaj thotë se ngritja e cilësisë së arsimit është top-prioritet, testin PISA e vlerëson sfidën e parë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se për vitin 2018, prioritet kryesor i Qeverisë do të jetën ngritja e cilësisë në arsimin e lartë.

Haradinaj me anë të një postimi në facebook ka shkruar se ka kërkuar nga ministri i Arsimit dhe nga kryetarët e komunave që t’i kushtojnë vëmendje testit PISA

“Këtë vit, e kemi si dialog të vazhdueshëm, ngritjen e cilësisë në arsim, si top-prioritet i Qeverisë dhe do ta trajtojmë pandërprerë, deri në jetësimin e këtij synimi”.

“Kam kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t’i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit. Kjo do të jetë sfida jonë e parë”, ka shkruar ai

Haradinaj ditë më parë ka vlerësuar se gjendja në arsim nuk është e mirë, madje ka kritikuar edhe mësimdhënësit duke thënë se disa prej tyre më shumë luajnë shah se që edukojnë nxënësit.

Më Shumë

Reshjet shkaktojnë vërshime në Prizren, ekipet emergjente në veprim të pandërprerë

Reshjet e vazhdueshme dhe të dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona të komunës së Prizrenit, duke krijuar vështirësi për banorët. Në...

Situata e ujit në rajonin e Prizrenit: Ku mund të pihet dhe ku jo

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar qytetarët për gjendjen aktuale të furnizimit me ujë në rajonin e Prizrenit, bazuar në analizat laboratorike të fundit...

Lajmet e Fundit