Prokuroria në Prizren, sekuestroi 300 mijë euro pasuri në vitin 2017

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë vitit të kaluar, ka sekuestruar 300 mijë euro pasuri, që janë fituar me vepra penale.

Kryeprokurori Admir Shala tha se për herë të parë në Prizren, është sekuestruar pasuria me kaq shumë vlerë .

“Gjatë vitit 2017, kemi sekuestruar apo ngrirë 300 mijë euro pasuri të fituar me dyshim të veprës penale. Kurrë nuk kemi pasur pasuri të konfiskuar më shumë se sa në vitin e kaluar”, tha Shala për RTV Besa, transmeton “PrizrenPress”.

Prokuroria Themelore në Prizren, sipas tij, gjatë vitit të kaluar ka shënuar rezultate në zgjidhjen e lëndëve.

“ I kemi përfunduar 4557 lëndë”, tregon Shala.

Sipas tij, në proces të zgjidhjes kanë mbetur edhe 1299 lëndë të natyrave të ndryshme. Ai, premton se, gjatë këtij viti, do të punohet edhe më shumë në zgjidhjen e lëndëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit