6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Pushojnë hetimet ndaj Agim Sahitajt, dyshohej për masakrën ndaj 38 shqiptarëve në Suharekë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj Agim Sahitajt, i cili ka qenë i dyshuar për veprën penale të krimeve të luftës të kryera në fshatin Sopi të Suharekës, në prill të vitit 1999. Prokuroria dyshonte se Sahitaj, në bashkëpunim me forcat ushtarake dhe policore serbe kishte marrë pjesë në vrasjen e 38 civilëve shqiptarë në këtë fshat.

Kështu ka bërë të dituar përmes një njoftimi në Facebook avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi.

“Z.Agim Sahitaj është liruar nga paraburgimi i caktuar që nga data 08.08.2017, dhe ai kurrë më nuk do të përballet me dyshime të tilla, të cilat me profesionalizëm dhe korrektësi, Prokurori i çështjes z.Elez Blakaj i ka hetuar për më tepër se pesë muaj. Me rastin e hetimeve në çështjen e z.Agim Sahitaj, nga provat e mbledhura nuk është vërtetuar dyshimi i arsyeshëm, se i njëjti të ketë kryer veprën penale të krimeve të luftës, për të cilat ai është hetuar”, thuhet në këtë njoftim.

Sahitaj dyshohej se bashkë me forcat serbe, kreu krime në Sopi – saktësisht në familjen Elshani – ndërsa dyshohet se kishte marrë pjesë edhe në deportimin e bashkëfshatarëve shqiptarë nga ky fshatë.

Prokuroria Speciale pretendonte se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në prill të vitit 1999, i dyshuari Agim Sahitaj, i uniformuar dhe i armatosur, ka vepruar së bashku me pjesëtarët e forcave serbe ku kanë vrarë, plagosur, rrahur, maltretuar, plaçkitur dhe dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre e në drejtim të Shqipërisë popullatën civile shqiptare.

Sahitaj ishte arrestuar në muajin gusht të vitit 2017 me urdhër të Prokurorisë Speciale./ Gazeta Express

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pushojne-hetimet-ndaj-agim-sahitajt-i-dyshuar-per-pjesemarrreve-ne-suhareke-483151/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Lajmet e Fundit