Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, “Prishtina Theater International Festival” – thirrje për aplikim

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove PTIF (Prishtina Theater International Festival), shpall të hapur thirrjen për aplikim për të gjitha kompanitë teatrore të interesuara për të marrë pjesë në edicionin e dytë të Festivalit PTIF, që do të mbahet në fillim të muajit tetor 2018, në Prishtinë.

PTIF është Festival që organizohet nga Teatri AAB “Faruk Begolli” dhe Kolegji AAB në Prishtinë, Republika e Kosovës.
Në edicionin e parë, të mbajtur gjatë vitit 2017, në PTIF morën pjesë trupa teatrale nga Irani, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Shqipëria e Italia.

Krahas programit garues, në festivalin PTIF pati edhe shumë ngjarje të tjera të organizuara nga Kolegji AAB, në të cilat morën pjesë studentë dhe artdashës të shumtë.

Trupat e interesuar për aplikim, duhet të dërgojnë një shprehje interesi për aplikim, në adresën: [email protected], ku duhet të dërgojnë specifikat e shfaqjes, si: institucioni (teatri), autori i tekstit, ansambli i shfaqjes, regjisori, skenografia, etj..

Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më 30 mars 2018.

www.aab-edu.net

( I sponsorizuar)

Më Shumë

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Lajmet e Fundit