Mytaher Haskuk: Emrat e drejtorëve publikohen me 15 janar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, emrat e drejtorëve të Ekzekutivit, do të publikohen pas zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit.

“Për të mos e dëmtuar procesin emrat e drejtorëve do t’i publikojmë me partitë në koalicion me 15 janar, pas zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit” , ka thënë për RTV Besa, shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, për këtë veprim janë pajtuar në parim edhe partitë me të cilat ka lidhë koalicion.

Haskuka, ka caktuar ditën e mbajtjes së seancës ku do të bëhet zgjedhja e kryesuesit të përbërjes së re të Kuvendit të Prizrenit.

Seanca do të mbahet më 15 janar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Lajmet e Fundit