3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Takohen krijuesit letrarë dhe muzikorë të diasporës

Makolli-fklm diasporësFestivali i XI i Poezisë dhe i Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë, që është manifestim tradicional i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, sivjet do të mbahet më 9 Nëntor, në qytetin e Malmës. Kështu vendosi Kryesia e Unionit, në mbledhjen e fundit që e mbajti në Nybro.

Ahmet Bella, sekretar i Kryesisë së Unionit tha se përgatitjet rreth këtij manifestimi tradicional kanë filluar me kohë dhe se punët po ecin mirë. Krijuesve shqiptarë brenda Suedisë dhe në pjesën tjetër të diasporës, tashmë i u është dërguar informata për festivalin dhe janë kontaktuar edhe institucionet vendore dhe ato të Kosovës për mbështetje të Festivalit. Është rezervuar edhe salla ku do të mbahet festivali, shkruan Zëri.

Në këtë manifestim të rëndësishëm kulturor, i vetmi i këtij lloji në tërë diasporën shqiptare, do të prezantohen krijuesit letrarë dhe ata në lëmin e muzikës që jetojnë dhe veprojnë jashtë atdheut. Në cilësinë e mysafirëve do të prezantohen edhe krijues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia si dhe krijues suedezë, danezë, norvegjezë e të tjerë.

Edhe në Festivalin e sivjetmë, sikurse edhe herëve të tjera do të kemi mysafirë eminentë nga Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës si dhe përfaqësues nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës.

Edhe Festivali i radhës do të fillojë me promovimin e librave të botuara brenda dy festivaleve nga autorë shqiptarë që krijojnë dhe veprojnë në diasporë. Sivjet gjatë këtij manifestimi pritet që të bëhet edhe promovimi i veprave të Prof Dr Ramë Buja, Ministër i MASHT të Kosovës.

Krijuesit letrarë dhe muzikorë që planifikojnë të marrin pjesë në këtë manifestim, punimet me të të cilat do të konkurrojnë, (1 – 3 poezi) duhet t’i dërgojnë në afatin e caktuar, përkatësisht deri më 30 shtator 2013. Pasi të arrijnë të gjitha punimet konkurruese, Këshilli Artistik do të bëjë përzgjedhjen e punimeve të paraqitura, të cilat i përcillen Jurisë së Festivalit.

Punimet duhet të kenë cilësi artistike dhe estetike, kurse në bazë të kritereve të Festivalit, Juria do të ndajë këto shpërblime: Për poezi e muzikë: Vendi i Parë do të shpërblehet me 6.000 kr suedeze; Vendi i Dytë me 4.000 kr suedeze kurse Vendi i Tretë me 2.000 kr suedeze. Organizatori do të ndajë edhe Shpërblimin tradicional “Kosovë – Rexha Bala” që është një komplet librash të autorëve shqiptarë që krijojnë në Suedi si dhe do të ndahen edhe shpërblime të tjera, mirënjohje e lëvdata publike.

Kryesia u informua se qysh tash për pjesëmarrje në festival po shprehin interesim nga krijuesit. Disa krijues nga Suedia por edhe nga diaspora tashmë veç i kanë dërguar punimet për pjesëmarrje në Festival.

Duke shqyrtuar mundësitë buxhetore të Festivalit, Kryesia mori vendim që pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në festival (krijuesve) të cilët vijnë nga shtetet jashtë Suedisë, për qëndrimin dy ditor në Malmë, organizatori të ua mbulojë shpenzimet e fjetjes dhe të ushqimit.

Këtyre krijuesve nuk do të ketë mundësi që t’ju mbulohen shpenzimet e rrugës. Kurse për krijuesit që marrin pjesë nga pjesë të ndryshme të Suedisë, do të vlejnë të njëjtat rregulla, sikurse edhe viteve të mëparshme.

Më Shumë

Ardienne GodBold rikthehet te KBF Bashkimi për pjesën e dytë të sezonit

Pas një viti mungese, Ardienne GodBold, e njohur me nofkën "Nunu", është rikthyer te KBF Bashkimi. Ky rikthim i saj vjen si përforcim për...

Komuna e Dragashit dhe “Advancing Together” bashkëfinancojnë katër projekte

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OJQ "Advancing Together", sot u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëfinancim të katër...

Lajmet e Fundit