19.4 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Vdes nënkryetari i AAK-së në Dragash

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili njëherit është kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë nënkryetar i Degës së AAK-së në Dragash.Me rastin e vdekjes së Krasniqit, Haradinaj iu ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të partisë që ai e drejton.

“Jam i prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të kolegut dhe mikut tonë, Ymredin Krasniqi, nënkryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash.

U shpreh ngushëllime te sinqerta familjes, miqëve dhe të gjithë kolegëve të AAK-së dhe ndaj pikëllimin me ta.
Ymredinin do ta kujtojmë, përherë, si njeri të urtë dhe punëtor e aktivist të palodhshëm”, ka thënë Haradinaj, përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Më Shumë

Vdes akademiku Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja ka vdekur të enjten në moshën 89-vjeçare, kanë njoftuar familjarët e tij. Familjarët kanë njoftuar po ashtu se ka përfunduar edhe ceremonia...

Sot shënohet Dita Botërore e Librit

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit, një ditë e dedikuar promovimit të leximit, librit dhe...

Lajmet e Fundit