17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Rrahim Morina, zgjedhet kryesues i Kuvendit të Malishevës

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt, mbledhje në të cilën edhe është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit të Komunës. Me shumicë të votave, Rrahim Morina nga radhët e LDK-së, u zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës, i cili mori 17 nga 31 votat e mundshme në kuvend.

Pas marrjes së mandatit për kryesimin e KK të Malishevës, Rrahim Morina, kërkoi bashkëpunim me të gjithë dhe premtoi se do të ketë transparencë në punën e tij si kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Morinën, e ka uruar edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa u tha se do të mundohet të jetë bashkëpunues me të gjithë dhe uroj që të gjithë së bashku, të kujtohen për të mirë nga qytetarët. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca në rastin e Dibran Hoxhës (“Kobra”) për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin...

Dita historike: krejt sytë kah Kosova

Sot është dita më e rëndësishme për Kosovën, pas 17 shkurtit. Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen ndaj Turqisë, për një vend në Kupën e Botës. Të...

Lajmet e Fundit