Paraburgim djalit që sulmoi babanë pse s’i dha para për drogë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti Përgjithshëm Penal, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me iniciale M.Sh. nga Prizreni.

Kjo masë i është caktuar atij pasi që, sipas Gjykatës, i pandehuri kishte sulmuar babanë e tij me një shufër metalike pasi ky i fundit nuk i kishte dhënë para për narkotikë.

I pandehuri i lartpërmendur, sipas Gjykatës, dyshohet se me datën 12.01.2018, rreth orës 12.30 minuta në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tyre familjare, i shkakton lëndim trupor personit tjetër i cili rezulton me dëmtimin e përkohshëm ose dobësimin e një organi apo pjese të trupit.

Deri te ky rast ka ardhur pasi “i pandehuri M.Sh., pas një mosmarrëveshje paraprake, lidhur me blerjen e narkotikëve, kërkon para nga prindërit e tij, dhe, meqenëse prindërit nuk i japin para për të blerë narkotik, i pandehuri të dëmtuarin (babanë) e tij me iniciale R.Sh. e sulmon fizikisht duke e goditur me një hekur, mjet ky i rrezikshëm”, thotë Gjykata në njoftimin për media.

Me këto veprime, i pandehuri i shkakton viktimës së ndjeshme R.Sh. lëndime trupore të konstatuara në konstatimin e spitalit rajonal të Prizrenit, që sipas Gjykatës, dyshohet se ai ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 12.01.2018, dhe do të zgjasë deri më datën 12.02.2018.

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit