Shkurte Fejza e Kastriot Tusha me këngë për 10 vjetorin e Pavarësisë

Dhjetë vjetori i Pavarësisë së Kosovës ka bashkuar në një projekt të përbashkët edhe dy këngëtarët e famshëm shqiptarë, Shkurte Fejza e Kastriot Tusha.

Përmes një postimi në Facebook, Shkurte Fejza ka konfirmuar se kënga gjithashtu do të jetë me videoklip, transmeton Koha.net.

Ajo ka publikuar edhe disa foto nga xhirimet që i kanë bërë në Krujë.

“Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në përfundim e sipër kënga dhe videoklipi i ri në bashkëpunim me kolegun tim të nderuar, këngëtarin i mirënjohur shqiptar Kastriot Tusha. Një këngë shumë domethënëse dhe e punuar me shumë përkushtim në tekst, muzikë dhe realizimin e klipit”, ka shkruar ajo.

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Lajmet e Fundit