18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Kryesuesi Artan Abrashi vizitoi fshatin Zym të Hasit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Artan Abrashi ka vizituar fshatin Zym i cili është i mbrojtur me ligj të veçantë. Pas Qendrës Historike të Prizrenit, fshati Zym është zona e dytë e mbrojtur me ligj të veçantë të Kuvendit të Kosovës.

Abrashi thotë se Kuvendi Komunal i Prizrenit në Këshillin për Trashëgimi Kulturore të fshatit do të përfaqësohet me dy anëtarë të vet, do të ndërmjetësojë për hartimin e Planit të Konservimit dhe në të ardhmen do të shikojë mundësinë e shfrytëzimit të plotë të mjeteve nga granti i veçantë për realizimin e projekteve në këtë zonë.

Abrashi i ka faledneruar ish anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit Bujar Nerijovajn dhe Gëzim Durajn për punën e tyre të deritanishme në këtë Këshill.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Haradinaj kujton Masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë...

Lajmet e Fundit