Cahanaj: Haskuka ta rishqyrtojë emërimin e Memajt- paraqet njollë për qeverinë e tij

Naim Cahanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI), ka thënë për gazetën “Koha Ditore” se arsyetimi i dhënë nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka për emërimin e Fatmir Memajt në postin e drejtorit të Urbanizmit, nuk është adekuat dhe se ky fakt paraqet një njollë për qeverinë e tij.

“E para e punës sigurisht se paraqet pengesë emërimi i një personi që ka një aktgjykim dënues nga gjykata e shkallës së parë dhe kjo me automatizëm na çon në kolaudimin se kryetari Haskuka qysh në start të themelimit të qeverisë lokale i ka ikur premtimit që qeveria e tij do të bëhet nga njerëz të ndershëm e profesionalë dhe të painkriminuar në vepra penale. Pa nga fillimi kjo është një njollë për qeverinë Haskuka dhe mënoj se ai duhet të rishqyrtojë vendimin lidhur me emërimin e Memajt në pozitën e drejtorit të Urbanizmit”, ka thënë Cahanaj.

Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk i ka penguar fakti që drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj, disa muaj më parë është dënuar për kryerjen e veprës penale të pengimit të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, për të cilën gjë nga Gjykata Themelore e Prizrenit ishte dënuar me 3 muaj burg me kusht.

Sipas Haskukës, vepra e kryer nga Memaj nuk bën pjesë në kapitullin e veprave të korrupsionit dhe se në kohën kur është kryer ai nuk ka pasur pozitë zyrtare në Ekzekutivin e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë arsye ka konsideruar se ekzistimi i një aktgjykimi dënues ndaj Memajt nuk krijon rrethanën për të rishqyrtuar vendimin e tij për emërimin e tij në postin e drejtorit të Urbanizmit.

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Lajmet e Fundit