BIK në Prizren organizon “lutjen e fitores” së Turqisë kundër kurdëve në Siri

Në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), në xhaminë Sinan Pasha në Prizren, është kryer “lutja e fitores” në mbështetje të ushtarëve që marrin pjesë në operacionin “Dega e Ullirit”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Lutja e fitores” është kryer pas namazit të jacisë me leximin e sures El-Feth’.

Qytetarë të Prizrenit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe ushtarët turq në Kosovë, pas leximit të Kur’anit janë lutur për ushtarët që të arrijnë fitore në operacionin e nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK).

Programi është udhëhequr nga Mustafa Tomba?, i cili është përfaqësues i Diyanetit dhe imam në xhaminë Sinan Pasha të Prizrenit.

Në këtë program ku kanë marrë pjesë edhe gratë, ka qenë prezente edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, K?v?lc?m K?l?ç dhe konsullja e përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya.

Operacioni “Dega e Ullirit”, i cili është në ditën e pestë dhe realizohet në Afrin të Sirisë, është nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë.

Më Shumë

Sekuestrohen mbi 3,400 aksesorë telefonikë në Terminalin Doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të...

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Lajmet e Fundit