Haradinaj uron Kadarenë: Vepra juaj do t’i mbijetojë shekujt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e 82 vjetorit të lindjes.

Në një postim në Facebook Haradinaj thotë se vepra madhore e Kadaresë do t’i mbijetojë shekujt, ndërsa uron që Kadare t’i japë lexuesit ende perla nga arti i tij, transmeton Koha.net.

“I dashur Ismail Kadare, me rastin e ditëlindjes suaj të 82-të, pranoni urimet e mia të ngrohta për shëndet të mirë. Dëshiroj që lexuesit t’i japësh ende perla nga arti yt i madh letrar, kurse familjes shumë dashuri e ngrohtësi”, ka shkruar Haradinaj.

Më tutje ai shkruan, “vepra Juaj madhore do t’i mbijetojë shekujt, kurse fjala jote e fuqishme në mbështetje të kauzës së lirisë së Kosovës do t’u shërbejë brezave si kujtesë se nuk ishim vetëm. I dashur Kadare, urime datëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat”.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit