Transmetimi i meçit Krasniqi – Grafka

Robin Haxhi Krasniqi sonte do të kthehet në ring pas gati një viti dhe do të kërkojë fitore, pasi humbjes së pësuar në meçin eliminator për titull bote nga veterani Arthur Abraham.

Kundërshtari i Krasniqit është polaku Bartolomiej Grafka, ndaj të cilit Kransiqi konsiderohet favorit, nëse shikohet bilanci në karrierë dhe forma në meçet e fundit.

Të drejtat televizive për transmetimin e meçit Krasniqi – Grafka, për Kosovë dhe Shqipëri, i ka fituar Digitalb. Meçi i boksierit nga Juniku do të transmetohet në kanalin Supersport 2.

Sfida pritet të fillojë rreth orës 23:00.

Meçi do të zhvillohet në Gjermani në Erdgas Arena, Halle an der Saale, në Sachsen – Anhalt. /Insajderi.com

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit