‘Lamtumirë botë…’! 22 vjeccarja gjendet e vdekur pas postimit në Facebook

Një nënë e re është gjendur e vdekur vetëm disa ditë pasi postoi në Instagram fjalët “Lamtumirë botë, po largohem”.

22-vjeçarja simpatike, Mollie Horton, nga Pembrokeshire e Uellsit, shokoi miqtë dhe familjarët e saj pasi u gjet e vdekur në shtëpinë e saj nga policia.

Policia ishte munduar të kontaktojë 22-vjeçaren pasi miqtë e saj ishin shqetësuar pas këtij postimi. Më pas Mollie Horton nga Pembrokeshire u gjet e vdekur në shtëpi ndërsa policia ka konfirmuar se vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimtë.

22-vjeçarja ishte nënë e një vajze 3-vjeçare me emrin Lilli.

“U prehsh në paqe, nuk mund ta besoj këtë që bëre, por shpresoj të jesh në paqe tani”, shkruajnë miqtë e saj në Facebook.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit