SHBA-ja kundër Turqisë, Iranit dhe Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë kundër interesave të Turqisë, Iranit dhe ndoshta Rusisë në Siri veriore, ku po dërgojnë furnizime ushtarake në një zonë të kontrolluar nga forcat e dominuara nga kurdët, tha të martën presidenti Tayyip Erdogan.

“Nëse Shtetet e Bashkuara thonë se po dërgojnë 5.000 kamionë dhe 2.000 avionë të ngarkesave të armëve për luftën kundër Daesh (Shtetit Islamik), ne nuk e besojmë këtë”, u tha Erdogan anëtarëve të Partisë së tij AK në parlament.

“Kjo do të thotë që ju keni llogaritjet kundër Turqisë dhe Iranit, dhe ndoshta Rusisë” tha ai, duke përsëritur thirrjen që trupat e SHBA-së të tërhiqen nga qyteti sirian Manbij.

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit