Akuzat për plagjiaturë, Ermal Meta rrezikon përjashtimin nga Sanremo

Në fund të natës së parë të edicionit të 68-të të Sanremos bëhet çështje kënga e prezantuar nga Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë).

Sipas mediave italiane kjo këngë është prezantuar në edicionin e Sanremo Giovani të 2016 pasi ka shumë ngjashmëri si në tekst dhe në melodi.

“Silenzio” u këndua në atë kohë nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali. Edhe në këngën e duos së Sanremos Meta dhe Moro është i njëjti autor i këngëve, Andrea Febo.

Nëse prania e të njëjtit autor do të mund të shmangte akuzat për plagjiaturë, është pikërisht përhapja e këngës së prezantuar në Sanremo Giovani 2016 që mund të sillte probleme për Ermal Metën dhe Fabrizio Moron.

Më Shumë

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit