Evidentohen dhe lirohen hapësirat publike të uzurpuara

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se evidentimi i hapësirave publike të uzurpuara dhe kthimi i tyre në shfrytëzim të banorëve do të jetë njëri prej qëllimeve kryesore të punës së drejtorisë komunale të Inspektorateve.

Sipas tij, në këtë aspekt duhet të vendoset ligjshmëria në Prizren, ashtu që këto hapësira të vihen në shfrytëzim për të mirën e qytetarëve.

“Për Drejtorinë e Inspektorateve kemi një nga qëllimet kryesore kthimin e hapësirave publike banorëve të Komunës së Prizrenit. Për ta bërë këtë, duhet ta bëjmë së pari parandalimin e uzurpimeve të hapësirave publike dhe vendosjen e ligjshmërisë për ata që kanë uzurpuar hapësirat publike në të kaluarën e që momentalisht janë të bllokuara”, ka thënë Haskuka, gjatë paraqitjes në Kuvendin e Komunës të informatës mbi rrjedhën e hartimit të planit njëvjeçar të punës së dikastereve të Ekzekutivit lokal.

Më Shumë

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit