8.9 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Festë 500 mijë dollarë dhe ‘harrem’ me modele për “The Candyman” (Foto)

Bosi i duhanit, Travers Beynon, i njohur ndryshe edhe si “The Candyman” ka zhvilluar së fundmi një nga festat më të çmendura, ku raportohet të jenë shpenzuar rreth 500 mijë dollarë.

Mediat angleze dhe amerikane kanë publikuar foto nga festa e çmendur, ku bosi i duhanit shihet mes luksit dhe “harremit” të femrave, porsi një sulltan.

Në festën e fundit ka patur femra modele pa fund me bikini dhe gjysmë të zhveshura, ndërsa Beynon ësjhtë i njohur për udhëtimet në vende luksoze dhe pije nga më të shtrenjtat.

“Candyman” është i martuar me gruan mahnitëse Taesha dhe ka katër fëmijë: Valentino, 18, Luçiana, 15, Velicia, 6, dhe Serafina, 5. Ai jeton me ta në shtëpinë e përrallave që kushton 1.9 milion dollarë dhe gjendet në Bregun e Artë, Australi.

Jeta familjare nuk e pengon aspak që të organizojë festa të shfrenuara, ku pijet më të shtrenjta derdhen lum dhe ai dhuron spektakël me të dashurat e tij të zhveshura.

Manjati i duhanit pretendon se fle me katër vajza të ndryshme çdo natë. “Në shtrat, kam katër vajza modele mesatarisht. Shpesh nuk kam shumë gjumë”, thotë Travers për Ocean Road Magazine.

Gruaja e tij thotë: “Ai ka shumë të dashura, por vetëm një grua”.

Beynon, perandoria e të cilit thuhet të jetë me vlerë 12.5 milionë paund, rregullisht ndan fotot e modeleve të zhveshura në shtratin e tij me fansat në rrjetet sociale.

Ndërkohë jashtë rezidencave të tij, sheh supermakina si Ferrari dhe Rolls Royce. Djali Valentino, i cili jeton në rezidencë me të dashurën e tij 17-vjeçare Shona, duket krenar për babain e tij dhe stilin e tij të pazakontë.

“Në ditëlindjen time të 18-të, unë isha i lumtur që babai im doli me mua dhe ishim jashtë deri në orën 5 të mëngjesit, pra ishim të fundit që kërcenin në klub”, tha djali i tij.

Më Shumë

Triumf historik: Bashkimi mposht Cibonën në Prizren

Bashkimi i Prizrenit shkroi histori në FIBA Europe Cup, duke mposhtur gjigantin kroat Cibona Zagreb me rezultat të thellë 89:69. Para një publiku të zjarrtë...

Arrestohet djali në Malishevë, dyshohet se rrahu nënën

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Malishevë. Atje, dyshohet se një person (mashkull) ka ushtruar dhunë psikike dhe...

Lajmet e Fundit