Komuna e Malishevës punëson një person me aftësi të veçanta (Foto)

Komuna e Malishevës e cila udhëhiqet nga Ragip Begaj i Nisma socialdemokrate, po e zbaton Ligjin për aftësim, riaftësim dhe punësim për personat me aftësi të kufizuara.

Në administratën e kësaj komune është punësuar një person me aftësi të veçanta. Arben Krasniqi, i cili lëvizë me karrocë është punësuar në administratën e komunës së Malishevës, shkruan Gazeta Monitor.

Ndryshe, në Kosovë nuk ka statistika se sa persona me aftësi të kufizuara punojnë në sektorin publik dhe as në atë privat. Institucionet në Kosovë megjithatë nuk kanë të dhëna të sakta rreth numrit të personave me nevoja të veçanta. Bazuar në parimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 10 deri në 15 për qind e popullatës në botë e përbëjnë personat me aftësi të kufizuara./ Gazeta Monitor

Më Shumë

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Lajmet e Fundit