Rahoveci largon amerikanin Bitting

Një ditë pas transferimit të amerikanit Mark Williams, skuadra e Rahovecit ka bërë të ditur se ka shkëputur kontratën me amerikanin tjetër, Tyquan Bitting.

Qendra Bitting te Rahoveci u transferua gjatë muajit të shkuar dhe në Superligën e Kosovës ka zhvilluar katër ndeshje, duke luajtur me një mesatare prej 9.5 pikëve dhe tetë kërcimeve.

“Me marrëveshje dypalëshe KB Rahoveci ka shkëputur bashkëpunimin me qendrën amerikane Tyquan Bitting. Ky i fundit është bashkuar me skuadrën tonë në janar, ndërsa ka zhvilluar katër ndeshje. Bordi i KB Rahoveci e falënderon për angazhimin dhe i dëshiron suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.

Aktualisht Rahoveci është në pozitën e tretë në tabelë me 30 pikë pas 19 xhirove të zhvilluara dhe në radhët e veta ka tre amerikanë.

Krahas Williamsit pjesë e ekipit janë edhe Tyler Deihl e Junious Powrell. Ndeshjen e radhës Rahoveci e luan të enjten në Mitrovicë ndaj skuadrës së Trepçës.

Më Shumë

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Lajmet e Fundit