19.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Tillerson: ISIS mbetet kërcënim serioz në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson paralajmëroi sot mbi nevojën për t’u përqendruar te “një fitore e qëndrueshme” ndaj grupit të Shtetit Islamik, edhe pse kryesisht militantët janë larguar nga zonat që kontrollin dikur në Irak dhe Siri.

Tillerson foli në një konferencë në Kuvajt për anëtarët e koalicionit të krijuar nga Shtetet e Bashkuara në fund të vitit 2014 me një strategji shumë-dimensionale për të luftuar Shtetin Islamik, që përfshinte sulmet ajrore dhe ndërprerjen e mundësive për financim dhe furnizim me luftëtarë të huaj të grupit.

Ai tha se “ISIS-i mbetet një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit, dhe gjithë globin”.

Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi një ndihmë të re prej 200 milionë dollarësh për zonat e çliruara të Sirisë.

Përpara takimit, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se “vëmendja duhet përqëndruar tek rezultatet”, ndërsa iu referua nevojës për t’u përqëndruar në mposhtjen e Shtetit Islamik. Ai theksoi konfliktet e kohëve të fundit në zonën Afrinit në Sirinë veriore mes forcave turke dhe Forcave Demokratike të Sirisë të mbështetura nga SHBA, si shpërqëndrim nga ky qëllim.

Zyrtari i lartë amerikan dhe zoti Tillerson në komentet e tyre sot, njohën shqetësimet e Turqisë për militantët kurdë, që i konsideron si një kërcënim.

“Ne besojmë se ka një mënyrë për ta tejkaluar këtë problem. Për këtë arsye sekretari po shkon në Ankara për diskutime mbi këto çështje”, u tha zyrtari gazetarëve.

Tillerson po zhvillon një udhëtim në pesë vende në rajon, që nisi me Egjiptin dhe përfshin ndalesa në Turqi, Jordani dhe Liban.

Më Shumë

Bexhet Xheladini rikandidon për Dragashin nga radhët e LDK-së

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka bërë të ditur se ka gjasa të mëdha që të rikandidojë për një mandat të ri...

Fillon lyerja e shtyllave të ndriçimit publik në zonën qendrore të Prizrenit

Komuna e Prizrenit të hënën ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur aksion për mirëmbajtjen e infrastrukturës së ndriçimit publik, duke filluar...

Lajmet e Fundit