Komuna e Prizrenit shpalosë agjendën e 10- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Zyrtarë të komunës së Prizrenit, të martën në një konferencë për medie, kanë shpalosur agjendën e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Komuna e Prizrenit, ka formuar një komision për shënimin e p[ërvjetorit të 10-të jubilar të Pavarësisë së Kosovës.

Anëtari i këtij komisioni, nënkryetari i komunës, Eshref Memaj, tha se për shënimin e datës së rëndësishme të shtetësisë së Kosovës, ditën e shtunë do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, më pas do të vijohet me një seancë solemne të Kuvendit dhe do të mbahet një koncert muzikor në mbrëmjen e së shtunës në Shatërvan.

Pjesë e këtyre aktiviteteve para dhe gjatë ditës së 17 Shkurtit do të jenë edhe drejtoria e Arsimit, Kulturës dhe Turizmit. Drejtori i Arsimit, Skender Susuri, tha se nëpër shkolla të Prizrenit ky përvjetor i rëndësishëm i bërjës shtet të Kosovës do të shënohet me aktivitete të larmishme.

Gjithashtu, edhe drejtoria e Kulturës dhe ajo e Turizmit nuk do të janë pa aktivitete me 17 Shkurt, njoftuan drejtorët Ehat Oreshka dhe Sevil Kazaz. Këto aktivitete, aspak nuk dallojnë nga të njëjtat të cilat janë organizuar nga qeveria e kaluar me rastin e shënimit të festës së Ditës së Pavarësisë së Kosovës në Prizren./tv prizreni/

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit