Në Prizren rinisin kurset për mësimin e osmanishtes

Instituti Yunus Emre Enstitüsü në Prishtinë dhe në Prizren, në bashkëpunim me fondacioni Hayrat, rikthen kurset intensive për mësimin e osmanishtes, variantit të turqishtes në të cilën janë shkruar dokumente me vlera historike edhe për shqiptarët nga koha kur osmanët sundonin hapësirat tona.

Njohja e osmanishtes përbën interes të veçantë për hulumtuesit e arkivave të asaj periudhe.

Osmanishtja ose gjuha turke osmane -turqishtja osmane është gjuhë që përdorej në kohën e Perandorisë Osmane,dhe huazon në të gjitha aspektet nga arabishtja, turqishtja dhe persishtja dhe shkruhet ne alfabetin arab.

Sipas njoftimit për media, kursi intensive është i hapur për të gjithë të interesuarit nga mosha 15 vjeçare dhe përfshinë dy perioda të ligjërimit nga shkurt-qershor, dhe tetor-dhjetor.

Numri aktual i atyre që kanë njohuri të gjuhës osmane nuk është i madh dhe këto kurse mund të ndihmojnë në shfrytëzimin e arkivave shtetërore dhe dokumenteve të rëndësishme historike në atë variant, por edhe leximin e deshifrimin e tabletave e shkruara në objektet e trashëgimisë kulturore të periudhës osmane në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit.

fillojnë më 28 shkurt.

Organizatorët rikujtojnë se kurset e tilla organizohen për herë të 6-të dhe se mbi 100 të rinj kanë përfunduar me sukses kursin e gjuhës osmane. Ata janë pajisur me certifikata. Bëhwet e ditur, po ashtu, se ligjëratat janë pa pagesë, saktësojnë në Institutin “Yunus Emre”.

Më Shumë

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Lajmet e Fundit