10.9 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Malishevë: Asnjë intervenim në digën e dëmtuar të Mirushës

Diga e liqenit në Mirushë të Malishevës, që kishte pësuar dëmtime të konsiderueshme gjatë vitit 2016, ende nuk është sanuar. Madje as memorandumi i nënshkruar për këtë qëllim nga drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe të Komunës së Malishevës nuk është zbatuar. Si pasojë e mosrealizimit të kësaj marrëveshjeje, gjendja ka mbetur ashtu siç ka qenë në vitin 2016.

“Më 2 shtator 2016 është nënshkruar marrëveshja me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ndarjen e mjeteve financiare nga kjo ministri për sanimin e digës në Mirushë. Mirëpo, kjo marrëveshje nuk është realizuar asnjëherë”, ka thënë zyrtari për informim në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizi. Sipas tij, asokohe memorandumi për investim në rregullimin e digës së liqenit në Mirushë ishte nënshkruar nga u.d. ministri i MMPH-së, Ferat Shala dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“Shuma e ndarë nga kjo ministri ka qenë 55 mijë euro, derisa pjesa tjetër e investimit do të mbulohej nga Komuna e Malishevës. Por një gjë e tillë nuk është realizuar”, ka deklaruar Paçarizi, duke përkujtuar se MMPH-ja si përgjegjëse për menaxhimin e ujërave ka përgjegjësi më të madhe në këtë drejtim në krahasim me organet komunale.

Më Shumë

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Lajmet e Fundit