-0.8 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Tre shqiptarë të arrestuar në Detroit për vjedhje në disa shtëpi që nga 2014-a

Policia në Detroit të SHBA-së ka arrestuar tre shqiptarë për vjedhje në disa shtëpi të biznesmenëve aziatikë.

Të tre u arrestuan këtë muaj, me dy prej tyre që u kapën gjatë hyrjes në një shtëpi në Farmington Hills.

Hetimi ndaj tyre nisi në nëntor të vitit të shkuar, pasi institucionet i identifikuan përmes shenjave në një nga vjedhjet në shtëpitë e biznesmenëve aziatikë.

Sipas policisë, të tre të dyshuarit “funksiononin si sigurim për viktimat, bizneset e tyre dhe rezidencat e viktimave”.

Të arrestuarit, sipas raportimeve, kishin kryer vjedhje në disa vende që nga viti 2014.

Alban dhe Andi Mustafa u zunë duke tentuar të hynin në një shtëpi në Ditën e të Dashuruarve. Të dy akuzohen për komplot, vjedhje të shkallës së dytë, dhe vjedhje të informatave identifikuese personale. Sotiraq Lako ishte arrestuar më 2 shkurt dhe akuzohet për komplot dhe vjedhje të shkallës së dytë.

Policia thotë se ata shfrytëzonin lidhjet me këto biznese për të siguruar hyrje më të lehtë nëpër shtëpi për t’u vjedhur para, bizhuteri dhe gjëra tjera të vlefshme.

Sipas raportimeve, mund të ketë edhe arrestime tjera lidhur me këto vjedhje.

Më Shumë

Prizreni, nikoqir i Kupës të Ligës së Parë te meshkujt dhe Kupës te femrat

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka miratuar zyrtarisht organizimin e dy ngjarjeve të mëdha në qytetin e Prizrenit, Final 8 –...

Duda Balje: Me rezultatet aktuale, kam siguruar ulëse në Kuvend – herët të flitet për qeverinë

Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Balje. “Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht...

Lajmet e Fundit