18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Pesë komuna shpërfillin rishqyrtimin e vendimeve të paligjshme

Pushtetet lokale të 5 komunave të rajonit të Prizrenit, gjatë vitit të kaluar, në tetë raste nuk i kanë rishqyrtuar aktet e kundërligjshme komunale, ani pse për këtë ishin njoftuar nga niveli qendror, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka raportuar se në kuadër të mandatit të vet gjatë periudhës janar-dhjetor 2017 ka shqyrtuar ligjshmërinë e akteve komunale, njësoj sikurse që i ka përcjellë për vlerësim edhe te ministritë e linjës, me ç’rast edhe janë evidentuar shkeljet.

Por jo të gjitha kërkesat e nivelit qendror për harmonizim të akteve komunale janë zbatuar nga niveli lokal.

Në bazë të të dhënave të publikuara në raportin e punës së MAPL-it për vitin 2017, del se Komuna e Dragashit nuk i ka harmonizuar dy akte komunale me legjislacionin në fuqi sipas kërkesës së kësaj ministrie, derisa komunat tjera të rajonit të Prizrenit, të cilat nuk i kanë rishqyrtuar aktet e kundërligjshme pas vlerësimeve të ministrive të linjës janë: Suhareka me dy akte komunale, Rahoveci me një akt, sa ka edhe Prizreni dhe Malisheva me dy sosh…

Më Shumë

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Beteja vendimtare për finale: Bashkimi dhe Bora sonte për një vend ndaj Trepçës

Sonte zhvillohet ndeshja vendimtare e serisë së dytë gjysmëfinale në “Play-off”-in e elitës së basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret Borën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Seria...

Lajmet e Fundit