7.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Nait Hasani, kundër ratifikimit të demarkacionit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, me gjasë në seancën e thirrur për të mërkurën, ku pritet të votohet demarkacioni me Malin e Zi do të jetë kundër.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të shkurtër në rrjetet sociale.

“Demarkacioni nuk duhet të kalon”, ka shkruar Hasani në Facebook, duke e bërë të ditur se vazhdon të jetë kundër kësaj marrëveshje.

Hasani vazhdimisht ka qenë kundër votimit të kësaj marrëveshje, madje edhe gjatë qeverisë së kaluar, kur udhëhiqte PDK dhe LDK.

Bashkë me Marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 2015 do të ratifikohet në Parlament edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti kosovar dhe ai malazez, i cili saktëson se mund të bëhen përmirësime të shënimit të vijës kufitare nëse gjenden fakte të reja.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/deputeti-i-pdk-se-nait-hasani-kunder-ratifikimit-te-demarkacionit-504389/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Përleshje në Xerxë të Rahovecit, arma bie nga brezi gjatë rrahjes – përfundon e fshehur në një veturë

Një incident i pazakontë është regjistruar në fshatin Xerxë të Rahovecit, ku një përleshje fizike mes disa personave ka përfunduar me sekuestrimin e një...

Vetura godet një 82-vjeçar pranë spitalit në Prizren – kjo është gjendja e tij

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor i moshës 82-vjeçare, saktësisht në...

Lajmet e Fundit