15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Ministri ua çon auditorët institucioneve kulturore

Ministria e Kulturës do të bëjë auditimin e të gjitha institucioneve nacionale të kulturës. Ky hap është marrë me iniciativën e ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi. Pasi që t’i prezantohen raportet, kreu i MKRS-së do të rishikojë edhe ndarjen e buxhetit për to.

Në arsyetimet për mosrritje të buxhetit për institucionet e kulturës në raport me vitin e kaluar, ministri Gashi ka përmendur edhe auditimin e brendshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Madje, pasqyrat financiare janë kusht që institucionet të marrin më shumë mjete në rishikim të buxhetit që pritet të bëhet në qershor. Ani pse nuk e ka përmendur specifikisht, kreu i MKRS-së ka lënë të kuptohet se ka dyshime se si shpërndahen paratë nëpër projekte.

E për t’i hequr dyshimet ka vendosur që të dërgojë auditorët e ministrisë që udhëheq, me gjithë faktin se edhe institucionet e kulturës çdo vit i nënshtrohen këtij auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Hapin e MKRS-së disa prej krerëve të institucioneve e kanë mirëpritur..

Më Shumë

Hajdari pret Grupin e Grave Asambliste – diskutohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, ka pritur në takim Grupin e Grave Asambleiste, me të cilat...

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Lajmet e Fundit