18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Mirusha del nga shtrati, disa familje në Malishevë mbesin të bllokuara

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së shpejtë të borës, në territorin e Komunës së Malishevës, është rritur niveli i ujit në lum dhe në përroska.

Sipas njoftimit për media nga Komuna e Malishevës, lumi Mirusha ka dalë nga shtrati në disa vende, kryesisht në toka bujqësore, ndërsa nga prurjet e ujit nëpër përroska, uji ka bllokuar së paku tri familje në qytetin e Malishevës.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, ekipet komunale janë në terren gjatë tërë ditës dhe janë duke u monitoruar situatën. Sipas Gashit, sasia e madhe ujit, e ka bllokuar rrugën Mirushë-Gurbardh, duke e mbuluar urën mbi liqenin në Mirushë, ndërsa në fshatin Bubavec, është intervenuar në një rast, duke e prishur urën dhe rrugën, në mënyrë që të shpëtohet një familje nga përmbytjet. Intervenimi është bërë nga banorët e fshatit.

Po ashtu në qytetin e Malishevës, si pasojë e prurjeve të shumta të ujit, tri familje janë bllokuar dhe është tepër e vështirë të depërtohet.

Sipas të dhënave të deri tanishme, asnjë qytetar nuk është i rrezikuar, ndërsa ekipet komunale të emergjencave janë në gatishmëri të plotë, thuhet më tej në njoftim, teksa thuhet po ashtu se prurjet e ujërave janë të mëdha dhe sasia e ujit në lum dhe në përroska, është në rritje e sipër.

Më Shumë

Vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave inerte në Malishevë

Aksioni për largimin e mbeturinave inerte në territorin e Komunës së Malishevës po vazhdon edhe pas përfundimit të muajit të ambientit, duke u shtrirë...

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit