15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Pacienti në gjendje të rëndë, teknikët e QKMF-së në Malishevë e injorojnë duke qëndruar në telefon (Foto)

Shërbimi nga stafi i teknikëve në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në qytetin e Malishevës kanë injoruar pacientin në gjendjen e rëndë, ndërsa një nga ta shihet duke qëndruar në celular.

Fotografia është siguruar nga një qytetar, në kushte anonimiteti, ku shihen dy punëtor të stafit teknik që punojnë në sportel ku pacientët duhet t’i kryejnë pagesat për shërbimet mjekësore.

Qytetari që siguroi fotografinë dhe ishte prezent në këtë situatë, thoshte se një pacient ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, detyrohet të dal në lokalet përreth për të këmbyer të hollat, derisa dy teknikët qëndrojnë ulur.

Kujtojmë se më probleme të tilla jo rrallëherë ballafaqohen pacientët që vizitojnë Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë.

Image

Më Shumë

Vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave inerte në Malishevë

Aksioni për largimin e mbeturinave inerte në territorin e Komunës së Malishevës po vazhdon edhe pas përfundimit të muajit të ambientit, duke u shtrirë...

Gjobitet i riu në Prizren, u filmua duke vozitur me 178 km/h në zonë 50 km/h

Një i ri në Prizren është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është identifikuar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihej...

Lajmet e Fundit