16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Rektori Vataj dhe Kryesuesi Muhadri pritën në takim studentët protestues për çështjen e bursave

Rektori Vataj dhe Kryesuesi Muhadri pritën në takim studentët protestues për çështjen e bursave

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Prof. Dr. Bedri Muhadri dhe anëtarë të tjerë të menaxhmentit, të martën, kanë pritur në takim studentët protestues për çështjen e bursave, të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit të Studentëve, Arianit Berisha.

Rektori Vataj dhe Kryesuesi Muhadri i njoftuan studentët se ende universiteti nuk ka alokuar mjetet bursistëve për vitin akademik 2015/2016, për arsye të mungesës së fondeve të mjaftueshme në buxhetin e Universitetit. Për atë vit akademik në UPZ e kanë fituar të drejtën e bursës 148 studentë, kurse në buxhetin e Universitetit, në kategorinë e subvencioneve aktualisht janë vetëm 30 mijë euro. Planifikimin e ka bërë MASHT, pasi që ende nuk jemi pavarësuar në aspektin buxhetor. Kjo shumë nuk mjafton.

Rektori Vataj me këtë rast potencoi se dëshira e menaxhmentit dhe organeve drejtuese është që për të gjithë studentët përfitues të bursës të ketë një shumë dinjitoze, jo simbolike. Jemi në pritje të vendimit nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë që të na lejojnë që të shfrytëzohen fonde nga kategori të tjera ekonomike apo të na sigurojnë mjetet e nevojshme.

“Me ndihmën e MASHT, besojmë se mund të bëjmë zgjidhje për studentët bursistë. Jemi të vetëdijshëm për vonesat, mirëpo kërkojmë mirëkuptim nga bursistët sepse qëllimi është që të përfitojnë një bursë të dinjitetshme.”, theksoi Rektori Vataj. Edhe kryesuesi i Këshillit Drejtues, Prof. Dr. Bedri Muhadri theksoi se do të bëjnë ç’është e mundur që në afat sa më të shpejtë të zgjidhim problemin e bursave për studentët e UPZ-së.

Më Shumë

Një grua tenton të vetëvritet në Prizren

Një grua në Prizren, dyshohet se ka tentuar t'i  japë fund jetës së saj. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 960 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit